Flash News

KRYESORE

Zyra e Emigracionit në SHBA arreston 105 persona, midis tyre shtetas nga Shqipëria dhe Maqedonia

Zyra e Emigracionit në SHBA arreston 105 persona, midis tyre shtetas nga

Zyra e Emigracionit në SHBA ka zhvilluar një operacion 10 ditor që ka përfunduar me arrestimin e 105 personave. Operacioni kishte për synim goditjen e emigrantëve me rekorde kriminale, kryesisht në zonat e Miçiganit dhe Ohajos.

Të arrestuarit janë 96 meshkuj dhe nëntë femra, ndërkohë që midis tyre ka edhe shtetas nga Shqipëria dhe Maqedonia. Të arrestuarit e tjerë janë nga shtete si Burma, Kina, Kosta Rika, Republika Çeke, Ekuadori, El Salvador, Guatemala, Haiti, Hondurasi, India, Iraku, Jordania, Libani, Ishujt Marshall , Mauritania, Meksika, Surinami, Vietnami dhe Jemeni.

Ata janë dënuar dhe akuzohen për krimet e mëposhtme: dhunë në familje, vjedhje, përdorim i drogës, dhunë seksuale, hyrje e paligjshme në SHBA, drejtim i automjetit pa leje, shitje ose transportim i drogës, mosbindje ndaj policisë, zjarrvënie, falsifikim, ri-hyrje e paligjshme pas depërtimit, etj.

"Ky operacion pasqyron përpjekjet e vazhdueshme të ICE për të mbështetur sigurinë publike duke u fokusuar në largimin e të huajve kriminelë", tha Rebeça Adduçi, drejtoreshë e Zyrës Detroitin, e cila mbulon si Miçiganin ashtu edhe Ohajon. "Këto operacione theksojnë rolin jetësor të ICE-së në ruajtjen e sigurt të komuniteteve tona".

Arrestimet që nuk po gjykohen federalisht do të përpunohen administrativisht për largimin nga Shtetet e Bashkuara.

Të fundit