Flash News

KRYESORE

Zyra e grabitur në Durrës është e prokurorit Afrim Shehu; po hetonte ish-kryetarin e komunës për tjetërsim pronash

Zyra e grabitur në Durrës është e prokurorit Afrim Shehu; po

Kanë dalë detaje të reja nga bastisja e zyrës në Prokurorinë e Durrësit. Zyra e grabitur është ajo e prokurorit Afrim Shehu, prokuror i Task Forces.

Shehu së fundmi kishte në dorë dosjen e rëndësishme; atë të tjetërsimit të pronave në zonën e Ishmit, ku u arrestuan dhe katër ish-zyrtarë të shtetit, mes të cilëve dhe ish-kryetari i Komunës Ishëm.

Nuk dihet ende se çfarë dokumentesh i janë grabitur Shehut në zyrën e tij, por do të verifikohen pas bilancit që do bëhet.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë brenda një harku kohor të shkurtër që vidhen materiale nga ky organ.

 

Të fundit