Flash News

KRYESORE

Zyrtare, 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit nesër para gjykatës, shkak dosjet voluminoze

Zyrtare, 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit nesër para

Seanca gjyqësore për 23 personat e arrestuar lidhur me protestën e 31 marsit në Rrugën e Kombit do të zhvillohet nesër në Gjykatën e Kukësit në orën 10.00.

Shkak për zhvendosjen e seancës, nga sot ditën e nesërme është bërë dosja voluminoze e të ndaluarve dhe numri i madh i tyre. Kapacitetet e sallës së gjyqit po ashtu nuk i përballojnë dot 23 të ndaluarit në total.

Prokuroria i ka dorëzuar gjykatës së Kukësit dosjen për 23 të ndaluarit, për të cilët ka kërkuar “hetim në gjendje të lirë” dhe vetëm një pjesë e vogël “arrest me burg”.

Të pranishëm para gjykatës së Kukësit vazhdojnë të jenë familjarë, por sitauat paraqitet e qenë ndryshe nga dy ditët e shkuara.

Ndërkohë, 13 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, si të përfshirë në protestën e 31 marsit.

Emrat e protestuesve të ndaluar: 

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Personat në kërkim:

Isa Koloshi

Bilbil Hila

Xhetan Muja

Avdi Duraku

Arben Onuzi

Dogjan Lleshi

Fatjon Allamani

Bilbil Hilaj

Mirdian Nerguti

Ahmet Tobli

Pavlo Hoxha

Shkelqim Toda

Avdi Gjahu

Lufti Meçka

Azgan Haklaj

Idriz Nerguti

Rexh Mici

Ergis Koloshi

Saimir Trota

Lulzim Pola

Të fundit