Flash News

KRYESORE

Zyrtare: 37 persona humbën jetën nga tërmeti, ndërpriten kërkimet në Thumanë  

Zyrtare: 37 persona humbën jetën nga tërmeti, ndërpriten

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar zyrtarisht numrin e deritanishëm të viktimave të shkaktuar prej tërmetit të fuqishëm të dy ditëve më parë.

Sipas MM, 37 është bilanci i viktimave, ndërsa në Thumanë janë ndërprerë kërkimet pasi nuk ka informacion për trupa te tjerë nën rrënoja.

“37 është numri i viktimave, pas 3 trupave te nxjerrë nga rrënojat në Thumane rreth orës 4 te mëngjesit. Aktualisht ne Thumanë operacioni i kërkim shpëtimit është ndërprere pasi nuk ka informacion për trupa te tjerë nën rrënoja”, sqaron MM.

Ndërkohë, në Durrës kërkimet vijojnë ende pasi dyshohet për pjesëtarë të tjerë nën rrënoja të familjes Lala dhe pranë një hoteli.

Të fundit