Flash News

KRYESORE

Zyrtare: 40 viktima dhe 750 të lënduar nga tërmeti, vijon kërkimi në Durrës

Zyrtare: 40 viktima dhe 750 të lënduar nga tërmeti, vijon

Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, dhe ende vijojnë kërkimet për nxjerrjen e 15 personave në Durrës.

Zyrtarisht janë 40 njerëz që kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi shifrat e fundit të personave të lënduar.

750 është numri i të lënduarve nga tërmeti që kanë marrë trajtim në spitale, nga të cilët 660 vetëm në spitalin e Traumës dhe Durrësit.

Përveç qytetarëve që po trajtohen në spitale, ka pasur edhe vizita mjekësore nga 572 banorë të prekur.

Ndërsa 145 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampeve të emergjencës në Tiranë dhe Durrës.

Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.

Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore janë vënë në shërbim të qytetarëve me gatishmëri të përforcuar.

Të fundit