Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Ancelotti ndryshon ekip, italiani kthehet në faraon

ZYRTARE: Ancelotti ndryshon ekip, italiani kthehet në faraon

Evertoni ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato. Ekipi anglez ka zgjedhur Carlo Ancelotti si trajnerin e tyre të ri. Asgjë nuk është më në kufijtë e thashethemeve, por gjithçka është zyrtarizuar nga klubi.

Ancelotti merr drejtimin e Evertonit pas largimit nga Napoli. Ai nuk pati një eksperiencë të mirë në krye të napolitanëve, me gjobat dhe problemet me lojtarët. Evertoni u fut menjëherë në sulm dhe arriti ta bindë me ofertën e çmendur.

Babaxhani do të fitojë 11.5 milionë paund në vit, 958 mijë në muaj, 221 mijë në javë, 31.5 mijë në ditë, 1300 në orë dhe 22 në minutë. Shifra të çmendura që e bindin italianin të pranonte ofertën e Evertonit.

https://twitter.com/Everton/status/1208346383545229313?s=20

Të fundit