Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Bayern shkarkon trajnerin Kovac

Zyrtare: Bayern shkarkon trajnerin Kovac

Zyrtare: Bayern ka shkarkuar trajnerin Niko Kovac. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga e përditshmja gjermane Bild, por më pas edhe vetë klubi publikoi vendimin në sajtin zyrtar.

Sipas asaj që shkruan Bild, ky vendim është marrë në orët e fundit, sepse deri pasditen e kësaj të diele kupola drejtuese e Bayernit ishte ende në dyshim. Në fillim u përfol se Kovac kishte edhe dy ndeshje për të treguar veten, respektivisht ajo me Olympiacos-in dhe ajo me Borussia Dortmundin, por duket se gjërat kanë ndryshuar në momentet e fundit.

Rezultatet e dobëta në kampionat këtë sezon, mungesa e një marrëdhënie të mirë me lojtarët dhe sidomos humbja 5-1 me Frankfurtin kanë ndikuar në këtë vendim. Kovac ishte në dyshim edhe vjet, por sivjet u mbush kupa dhe Bayern nuk ka më durim.

Të fundit