Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Caktohet data, Juventus-Inter do të luhet këtë javë

Zyrtare: Caktohet data, Juventus-Inter do të luhet këtë javë

Juventus-Inter do të luhet të dielën. Ndeshja e madhe e titullit në Serie A u shty për shkak të alarmit nga Coronavirus dhe Liga italiane e futbollit tashmë zyrtarisht ka vendosur të luhet më 8 mars, ora 20:45. Sigurisht, pa tifozë.

Java e 26-të e kampionatit italian ka edhe katër ndeshje për t'u luajtur. Në orën 12:30 do të luhet takimi Parma-SPAL dhe në orën 15:00 ndeshjet Milan-Genoa dhe Sampdoria-Verona.

Udinese dhe Fiorentina do të luajnë në orën 18:00 të së dielës, ndërsa një ditë më pas Sassuolo-Brescia në orën 18:30.

Të fundit