Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Franca mbyll kampionatin e futbollit. A do të jetë PSG kampion?

Zyrtare: Franca mbyll kampionatin e futbollit. A do të jetë PSG

Liga 1 dhe Liga 2 në Francë nuk do të rinisin më për këtë sezon. Këtë lajm e dha RMC Sport, e cila raporton se për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka bërë që të mbyllet sezoni sportiv në Francë. Kështu, sezoni i ri do të rinisë në gusht ose shtator. Ky është një vendim me shumë pasoja, që duket se nuk do të jetë i lehtë të pranohet nga klubet. Kryeministri Edouard Philippe konfirmoi zyrtarisht këtë gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Kombëtare të Martën pasdite.

"Ngjarje të mëdha sportive dhe kulturore, të gjitha ngjarjet me më shumë se 5000 pjesëmarrës dhe të cilat duhet të organizohen paraprakisht nuk mund të mbahen para shtatorit," tha ai. “Sezoni i futbollit 2019-2020 nuk mund të rifillojë", shtoi ai. Deri në gusht nuk do të ketë më ndeshje zyrtare.

Megjithatë, tshmë duhet të gjendet një zgjidhje për të përcaktuar fituesin e kampionatit (a do të jetë PSG kampion?), por njëkohësisht të përcaktohet kush ngjitet e kush zbret nga liga, si dhe ekipet që kualifikohen në kupat e Europës. Javën e kaluar, UEFA u kërkoi shoqatave, në rast të një fundi të hershëm të sezonit, t'i japin përparësi "meritës sportive" gjatë sezonit 2019-2020. Ndaj tani pritet me interes se cili do të jetë vendimi përfudimtar për të zgjidhur këto dilema.

Të fundit