Flash News

KRYESORE

Zyrtare: FSHF inaguron më shpejt se pritet stadiumin kombëtar!

Nuk ka më dyshime, Arena Kombëtare do të inagurohet në nëntor, aty ku Shqipëria do të luajë kundër Moldavisë dhe Francës. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se në sfidën eliminatore kundër modestëve të Moldavisë do të jetë ndeshja e parë zyrtare në stadiumin e ri.

Takimi do të zhvillohet më 11 nëntor, ndërsa më 14 nëntor do të luhet kundër kampionëve të botës. FSHF do të hedhë shumë shpejt në treg biletat. Ky lajm është konfirmuar në storyn e FSHF-së. "Së shpejti dalin në shitje biletat e kombëtares kundër Andorrës dhe Francës, në stadiumin e ri kombëtar", - shkruhet në njoftim.

Të fundit