Flash News

KRYESORE

Zyrtare/ Këto janë shtetet që do organizojnë Botërorin e 2026-s

Zyrtare/ Këto janë shtetet që do organizojnë Botërorin

FIFA ka përzgjedhur sot kandidaturën për organizimin e Kupës së Botës të vitit 2026-të. SHBA, Kanada dhe Meksika janë tre shtetet që do të organizojnë eventin më të rëndësishëm të futbollit.

Kandidatura e shteteve të Amerikës së Veriut triumfoi mbi kandidaturën e Markout, që kërkon gjithashtu organizimin e Botërorit. 134 vota shkuan në favor të amerikano-veriorëve, 65 vota për shtetin afrikan dhe 1 e pavlefshme.

Në Botërorin e 2026-s do të marrin pjesë 48 skuadra, çka  shton mundësinë që edhe Kombëtare të vogla, si e Shqipërisë, të bëhen pjesë e këtij eventi.

Ndërkohë që Botërori i vitit 2022 do të organizohet në Katar.

Të fundit