Flash News

KRYESORE

Zyrtare/ Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Zyrtare/ Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave me

“Komisioni Europian do të rekomandojë së shpejti, me gjasë gjatë verës, që shtetet anëtare të fillojë negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë”, është kjo deklarata e bërë nga komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë një interviste të publikuar sot në gjermanen 'Die Welt'.

Hahn ka theksuar se këto dy vende kanë bërë shumë përparime dhe se janë të kualifikuara për këtë fazë.

“Ne besojmë që të dyja vendet kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe janë të kualifikuara për këtë hap. (Shqipëria) ka bërë shumë për të luftuar krimin e organizuar”, është shprehur Hahn.

Me këtë vendim të Komisionin Europian, Tirana është shumë pranë çeljes së negociatave, por vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli Europian, aty ku secili shtet ka të drejtën e votës dhe të vetos.

Të fundit