Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Mbrojtësi i Realit nuk gjen rehati, transferohet te rivalët e madrilenëve

Real Madridi nuk e ka në plane mbrojtësin Jesus Vallejos. 23-vjeçari la huazimin te Wolves, pasi nuk arriti të depërtonte dhe u rikthye në Bernabeu. Mbrojtësi nuk qëndroi shumë gjatë dhe gjeti marrëveshjen me Granadan.

Lojtari nuk u kthye kurrë në titullar në Angli dhe madrilenët vendosën ta huazojnë në Spanjë për të marrë minuta. Vallejo e ka kërkuar vetë largimin nga Premier League me shpresën se do të luajë më shumë me Granadan.

Njoftimi - "Real Madridit, Wolves dhe Granada kanë arritur akordin për marrëveshjen e huazimit të Jesus Vallejos deri më 30 qershorin e 2020 te skuadra e Granadas", - shkruhet në deklaratë.

Rezultate imazhesh për jesus vallejo

Të fundit