Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Milani largon futbollistin e radhës, lojtari kalon te rivalët e "Djallit"

ZYRTARE: Milani largon futbollistin e radhës, lojtari kalon te rivalët

Milani është një ndër ekipet më aktive në merkato. "Djalli" nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me Fabio Borinin. Lojtari ka prishur kontratën me milanezët dhe ka dalë si futbollist i lirë. Ai konsiderohej si i panevojshëm nga trajneri Stefano Pioli dhe drejtuesit e larguan.

Borini i jep fund aventurës me Milanin pas largimeve të Caldaras dhe Reinës, duke u bërë futbollisti i tretë që largohet këtë janar. Ekipi kuqezi doli me deklaratë zyrtare ku njoftoi prishjen e marrëveshjes me lojtarin në fjalë.

Ai nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur ekipin e ri, pasi është prezantuar te skuadra e Veronës. Futbollisti nuk ka luajtur shumë me Milanin dhe ka shënuar 7 gola gjithsej, ndërmjet kampionatit dhe Europa Leagues.

Të fundit