Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Milani nuk ka mëshirë për legjendat, shkarkohet drejtori

Zyrtare: Milani nuk ka mëshirë për legjendat, shkarkohet drejtori

Zvonimir Boban është larguar nga Milani. Me anë një njoftimi zyrtar, klubi kuqezi ka konfirmuar largimin e Boban nga roli i tij drejtues. Siç raportonin mediet italiane, ky ka qenë vendim i prerë i Gazidis, i cili do të sjellë sezonin e ardhshëm Ralf Ragnick.

"Milan konfirmon se ka informuar Zvonimir Boban për përfundimin e kontratës së tij me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon për shërbimin e tij gjatë nëntë muajve të fundit dhe i uron të gjitha të mirat për karrierën e tij.

Klubi do të vazhdojë të mbështesë Stefano Piolin dhe ekipin në të gjitha kompeticionet dhe është optimist duke parë ndeshjet e mbetura të sezonit 2020. Ambicia e klubit mbetet të rikthehet në nivelin më të lartë të Futbollit Evropian, ndërsa investon me përgjegjësi në ekip në përputhje me “Fair-Play” financiar të UEFA-s", njofton klubi kuqezi.

Ivan Gazidis, CEO i Milanit, tha: “Ne e falënderojmë Bobanin për përpjekjet e tij gjatë nëntë muajve të fundit dhe i urojmë më të mirat në përpjekjet e tij në të ardhmen. Tani duhet të kalojmë vëmendjen tonë te futbolli dhe ndeshjet e rëndësishme që do të vijnë. Stefano Pioli dhe stafi po bëjnë një punë të jashtëzakonshme, duke rritur performancat e ekipit çdo javë dhe do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, përfundoi Gazidis.

Të fundit