Flash News

KRYESORE

Zyrtare, një prej këtyre emrave do të jetë trajneri i ri i Italisë

Zyrtare, një prej këtyre emrave do të jetë trajneri i ri i

Italia mbeti jashtë Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Rusi. Moskualifikimi solli shkarkimin e trajnerit Giampiero Ventura dhe tashmë e gjithë vëmendja është përqëndruar tek gjetja e një emri të ri që do të drejtojë të kaltrit.

Presidenti i Federatës italiane të Futbollit, Tavecchio, teksa ka konfirmuar se ai vetë nuk ka në plan të jap dorëheqjen ka zbuluar emrat favorit që pritet të zëvendësojnë Venturën.

“Për momentin të gjithë kanë detyrime kontraktuale deri në qershor. Këto janë marrëveshje shumë milionësh. Ne po kërkojmë më të mirin. Është e qartë, kur them këtë, kandidatë janë Ancelotti, Conte, Allegri, Ranieri, apo dikush tjetër si Mancini, kjo është lista e opsioneve”, tha Tavecchio për Le Iene.

Të fundit