Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Një shqiptar te Juventusi, sulmuesi prezantohet nga kampionët

Zyrtare: Një shqiptar te Juventusi, sulmuesi prezantohet nga kampionët

Juventusi U-23 ka afruar në skuadër sulmuesin shqiptar Giacomo Vrioni. Ky i fundit ishte në pronësi të Sampdorias, por qëndroi vetëm në ekipe të dorës së dytë i huazuar.

Kampionët e Italisë e pikasën për ekipin e dytë dhe marrëveshja u mbyll shumë shpejt. Sulmuesi i ri u prezantua nga faqja zyrtare e klubit në Twitter dhe shpresohet që të rinisë të luajë.

21-vjeçari ka luajtur vetëm 4 ndeshje këtë edicion në Serie B. Ai ka zbritur njëherë në fushë si titullar dhe ka koleksionuar 85 minuta. Asnjë gol për të këtë edicion.

https://twitter.com/JuventusFCYouth/status/1222901386347597831?s=20

 

 

Të fundit