Flash News

KRYESORE

Zyrtare/ Nuk ka surpriza, kryeprokurori i ri do jetë njëri prej këtyre tre kandidatëve; mazhoranca ‘djeg’ katër emra

Zyrtare/ Nuk ka surpriza, kryeprokurori i ri do jetë njëri prej

Kryeprokurori i ri i përkohshëm do të zgjidhet njëri prej Arta Markut, Ferdinand Elezit dhe Ermira Tafanit. Ky është konkluzioni i Komisionit të Posaçëm ku morën pjesë vetëm deputetët e Partisë Socialiste.

Bledi Çuçi, në emër të mazhorancës, veçoi në raportin përfundimtar Markun, Elezin dhe Tafanin, si kandidatët që plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, ndërsa janë djegur kandidaturat e Besnik Muçës, Artur Selmanit, Arqile Koçës dhe Granit Shahut.

Sipas Çuçit, prokurorët e sipër përmendur nuk plotësojnë disa nga kriteret ligjore dhe morale, çka i përjashton nga gara. Ky raport do i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë dhe pritet që deputetët e mazhorancës të zgjedhin kryeprokurorin e ri.

Që në fillim të procesit, tre kandidatët që kanë kaluar në fazën përfundimtare janë parë si favoritë për shkak të lidhjeve që kanë me deputetët socialistë. Arta Marku konsiderohet pretendentja kryesore sepse ka mbështetjen e Ulsi Manjës, kryetar i Komisionit të Ligjeve, dhe Ermonela Felajt, kryetare e Komisionit të Sigurisë.

Edi Ramës i mjaftojnë vetëm 36 deputetë për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, ndërkohë që PD, LSI dhe PDIU janë shprehur kundër këtij procesi.

Sjellja e shokëve deputetë të prokurores Arta Marku në seancën dëgjimore. Çuçi e mori në mbrojtje pas dyshimeve të Hysit dhe i hoqi sikletin e pyetjes provokuese

10 mijë dollarë në lojëra fati, Përparim Kabo kundër prokurorit Selmani: Ta bëjmë “Krye-prokuror-Krye” do të thotë të luajmë fatin tonë në kazino

Të fundit