Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Partizani i siguron kontratë afatgjatë talentit shqiptar

Zyrtare: Partizani i siguron kontratë afatgjatë talentit shqiptar

Partizanit sapo ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Tedi Cara. 19-vjeçari ka qenë pjesë e Besës në pjesën e parë të sezonit, aty ku shënoi 8 gola në Kategorinë e Parë.

Sulmuesi i talentuar i "Demave" është pjesë edhe e kombëtareve të Shqipërisë U-19 dhe U-20.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me klubin e Besës për transferimin e Tedi Carës. Sulmuesi i talentuar kavajas i bashkohet kampionëve në fuqi pasi ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me të kuqtë. Me ekipin e Besës këtë sezon 19 vjeçari, ka shënuar 8 gola. Performanca pozitive Cara ka dhuruar edhe me ekipet përfaqësuese U-19 dhe U-20 të Shqipërisë”, shkruan Partizani në faqen zyrtare.

Të fundit