Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Reali arrin akordin me lojtarin e parë për këtë merkato janari

Zyrtare: Reali arrin akordin me lojtarin e parë për këtë

Lojtari i parë i Real Madridit këtë merkato janari quhet Reinier Jesus Carvalho. Ai ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me klubin madrilen.

18-vjeçari është transferuar në "Santiago Bernabeu" për 35 mln euro. Ai është mesfushor ofensiv premtues, i marrë nga Flamengo në Brazil.

Djaloshi pritet t’i bashkohet skuadrës së dytë të Realit, Real Madrid Castilla, e cila stërvitet nga ish-sulmuesi i "Los Blancos", Raul. Pasi të përshtatet me klimën, skuadrën dhe qytetin, Carvalho do të aktivizohet në disa ndeshje me skuadrën e parë.

Të fundit