Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Sulmuesi shqiptar firmos në Kosovë, prezantohet në klubin e ri

ZYRTARE: Sulmuesi shqiptar firmos në Kosovë, prezantohet në

Sebino Plaku ka ndryshuar sërish skuadër. 34-vjeçari la ekipin e Llapit pas 6 muajsh dhe do të kalojë te Gjilani. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Mezani e ka kërkuar futbollistin me ngulm dhe lojtari nuk ka hezituar t'i bashkohet ekipit të tij.

Gjilani pretendon për fitimin e kampionatit dhe ka formuar një koloni me futbollistë të ardhur nga Superiorja e Shqipërisë. Plaku ka vuajtur në 2019, pasi Kamza u shkri, po ashtu nuk pati sukses me Llapin.

"Gjilani dhe futbollisti nga Shqipëria, Sebino Plaku, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do ta mbajë futbollistin e lartëcekur si pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në fund të këtij edicioni garues.

I lindur në Tiranë, Plaku, karrierën e tijë futbollistike e nisi me Partizanin e Tiranës.Sulmuesi më i ri i Gjilanit, pas vetes ka karrierë të gjatë futbollistike, ndërsa në këtë edicion ai luajti për skuadrën e Llapit nga Podujeva.

Sebino Plaku, gjithashtu kishte luajtur edhe në skuadra të ndryshme në Shqipëri, ku karrierë kishte bërë edhe në kampionatet Europiane, më saktësisht në Poloni me skuadrën e Slask Wroclaw dhe në Norvegji me skuadrën e FC Hamkam", - shkruhet në njoftimin e klubit.

Të fundit