Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Teuta godet në merkato, afron një lojtar me peshë në mbrojtje

ZYRTARE: Teuta godet në merkato, afron një lojtar me peshë

Teuta ka arritur marrëveshjen me një tjetër lojtar në merkaton e janarit. Tekniku Edi Martini ka afruar në merkato një mbrojtës tjetër, fjala është për Kenen Hrejlic.

Njoftimi - "KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 22 vjeçar, Kenen Hreljic. Drejtuesit e klubit dhe qëndërmbrojtësi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve. Hreljic në Durrës vjen nga kampionati i Boshnjak ku është paraqitur me FK Mladost. Ku ka luajtur me boshnjakët, 9 ndeshje dhe ka shënuar 1 gola.

"Kenen Hreljic është bashkuar me ekipin në stërvitje, ndërsa bëhet përforcimi i katërt i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Kenen Hreljic, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!", - tha Martini.

Të fundit