Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Tirana ndahet me senatorin, konfirmohet largimi i parë

Tirana ka humbur një nga senatorët e skuadrës, pasi Dorian Kërçiku nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve. 26-vjeçari njoftoi përmes Instagramit të tij se nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e 24 herë kampionëve të botës.

Kërçiku nuk u largua me polemika, por vetëm me falenderime. "Përshëndetje, nga sot nuk do të jem më pjesë e Kf Tiranës, ishte dëshira ime që të largohem. Kam kaluar gjashtë vite e gjysmë me Tiranën. Falenderoj presidentin Refik Halilin, gjithë stafet dhe lojtarët që kam punuar gjatë këtyre viteve", - shkruan lojtari.

Ai humbi formacionin e titullarit, pasi në dy vitet e fundit është preferuar Doka para tij. Edicionin aktual, Kërçiku ka luajtur vetëm 4 ndeshje në total me skuadrën e Tiranës. Dy ndeshje i ka nisur nga minuta e parë, dy ndeshje është hedhur nga stoli.

Të fundit