Flash News

KRYESORE

Zyrtare: UEFA merr vendim, zbulohet stadiumi ku do të luhet Shqipëri-Francë

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Francës do të luhet në Arenën Kombëtare dhe tani nuk ka më mëdyshje. UEFA ka zyrtarizuar se takimi do të zhvillohet në këtë impiant. Në sajtin zyrtar të institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri, është vendosur dhe stadiumi: "Arena Kombëtare".

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishi, i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” në ABC News tha se stadiumi do të jetë gati para ndeshjes. "UEFA e ka nxjerrë në sajt tani stadiumin ku do luhet. Sot firmoset kontrata me ‘Air Albania’. Duhen para për mirëmbajtjen, ndaj nuk mund ta mbajmë emrin ‘Arena Kombëtare’. Të mërkurën do jenë gati 99.9% të gjërave, pasi të shtunën aty do stërvitet Franca dhe do vijnë edhe gazetarët”, shprehej Dervishi.

Të fundit