Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Veseli ndryshon ekip, klubi i ri e prezanton si kampion bote

Zyrtare: Veseli ndryshon ekip, klubi i ri e prezanton si kampion bote

Frederic Veseli, mbrojtësi i Shqipërisë, ka aftësinë për t'i surprizuar të gjithë. Ai ka ndryshuar ekip duke u larguar nga Empoli në Serie B për të kaluar te skuadra e Le Mans në Francë.

Lojtari ynë kalon nga Serie B italiane në atë franceze, ndërsa i jep një goditje të fortë karrierës së tij. Lëvizje e çuditshme, por dukej se Empoli nuk e donte më në ekip.

Italianët i kërkuan të gjente ekip tjetër, por francezët e vlerësojnë shumë. Ata kujtojnë se Veseli doli kampion bote me U-17 e Zvicrës dhe luajti në Euro2016 me Shqipërinë.

Të fundit