Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Vllaznia largon brazilianin, shkodranët nuk e duan më

ZYRTARE: Vllaznia largon brazilianin, shkodranët nuk e duan më

Vllaznia ka zyrtarizuar marrëveshjen e largimit të brazilianit Emerson Brito Dos Santos. Ekipi shkodran nuk do të vazhdojë të ketë pjesë të ekipit kuqeblu. Ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Mirsad Jonuz.

"KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka ndërprerë kontratën me një tjetër futbollist i cili nuk ka qenë në planet e stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për mesfushorin Emerson Brito Dos Santos.

"Me të është arritur marrëveshja përkatëse e mbylljes së bashkëpunimit. KF Vllaznia e falenderon futbollistin Emerson për kontributin e dhënë këto muaj për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme", - shkruan klubi shkodran.

Të fundit