Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Zoran Milanoviç zgjidhet presidenti i ri i Kroacisë

Zyrtare: Zoran Milanoviç zgjidhet presidenti i ri i Kroacisë

Socialdemokrati Zoran Milanoviç do të jetë president i ri i Kroacisë.

Milanoviç mposhti presidenten e deritanishme nga partia konservatore Bashkimi Demokratik Kroat, duke fituar 52.7 për qind të votave në krahasim me Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila mori 47.3 për qind të votave.

Po ashtu, dy javë më parë Zoran Milanoviç kryesoi ndaj 11 kandidatëve të tjerë në raundin e parë të zgjedhjeve.

Ai ka qenë kryeministër i vendit gjatë viteve 2011-2015. Ka shërbyer si këshilltar në Misionin kroat në Bashkimin Evropian dhe NATO në Bruksel nga 1996 në 1999.

Të fundit