Flash News

KRYESORE

Zyrtarët amerikanë mendojnë se avioni ukrainas u rrëzua gabimisht nga Irani

Zyrtarët amerikanë mendojnë se avioni ukrainas u rrëzua

Zyrtarët amerikanë besojnë se avioni ukrainas me 176 njerëz në bord që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit, u godit gabimisht nga një raketë iraniane. Kjo teori bazohet në të dhënat e mbledhura nga satelitët, radarët dhe të informacionet elektronike të mbledhura nga ushtria dhe inteligjenca amerikane.

Rrjeti CBS citon 3 burime të rëndësishme për këtë lajm, një nga Pentagoni, një nga inteligjenca amerikane dhe një tjetër nga shërbimet sekrete irakiane.  Zyrtarët e Ukrainës thanë më herët se po shqyrtojnë nëse avioni u godit nga një raketë, por Irani reagoi et ha se kjo është e pavërtetë.

Rrëzimi i avionit “Ukrainian International Airlines Boeing 737-800” ndodhi pak orë pasi Irani ndërmori sulme me raketa ndaj dy bazave ajrore në Irak, ku qëndronin forcat amerikane.

CBS News citon shërbimet amerikane të inteligjencës, sipas të cilave një satelit detektoi dritat e lëshimit të dy raketave, që solli më pas dritën e një shpërthimi.

Të fundit