Flash News

KRYESORE

Zyrtarët e KE-së në Tiranë, Aleanca për Teatrin do protestojë sot para Pallatit të Kongreseve

Zyrtarët e KE-së në Tiranë, Aleanca për Teatrin do

Zyrtarë të lartë Komisionit Evropian ndodhen sot në Tiranë për t’u takuar me drejtuesit e qeverisë shqiptare, ndërkohë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do e shfrytëzojë këtë vizitë për të shpalosur kauzën e saj.

Kjo aleancë njofton se sot, në orën 13:30, do të protestohet përpara Pallatit të Kongreseve kundër shurdhërisë së Bashkimit Evropian për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Në orën 13.30 para Pallatit të Kongreseve protestojmë kundër shurdhërisë së BE ndaj ligjit për shembjen e teatrit dhe instalimit të diktaturës në Shqipëri! Protesto dhe ti!”,- thuhet në reagimin e Aleancës.

Edhe aktivisti Ergys Mërtiri ka njoftuar për protestën: “Në orën 13.30 jemi në protestë për teatrin në Pallatin e Kongreseve, për t’i kerkuar komisionerit Johannes Hahn të vendosë teatrin në agjendën e bisedimeve me qeverinë. Nëse nuk mund të vini dot çdo ditë në protestë, të paktën në të tilla raste mos mungoni!”

Të fundit