Flash News

KRYESORE

Zyrtarët e korruptuar kurrë vizë për SHBA, ambasada: Janë 14 raste nga Shqipëria, kush e ka radhën pas Llallës, Doshit dhe Dakos

Zyrtarët e korruptuar kurrë vizë për SHBA, ambasada:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rikthyer vëmendjen te ndëshkimi i zyrtarëve të lartë të korruptuar në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane thekson se qeveria e SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën, ndaj këtë javë do të sqarohen përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara.

“Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”, sqaron ambasada, shoqëruar me një video informuese, duke marrë si shembull konkret ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, deputetin Tom Doshi dhe ish kryebashkiakun e PS në Durrës, Vangush Dako.

Sipas sqarimit, nga 100 raste në botë, 14 janë vetëm nga Shqipëria. Madje, ajo paralajmëron edhe bllokim të vizave për SHBA edhe të zyrtarëve të tjerë shqiptarë të implikuar në afera korruptive.

Të fundit