Flash News

KRYESORE

“Zyrtarët e PD të lidhur me 613 kg kokainë”, reagon Berisha: Xhaxhain e Arbër Çekajt e kam pasur kundërshtar

“Zyrtarët e PD të lidhur me 613 kg kokainë”, reagon

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një intervistë në emisionin Byro Politike” në Abc News.

Deputeti demoktati komentoi ndër të tjera edhe deklaratën e kryeministrit Rama, i cili u shpreh se disa zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë lidhje me pronarin e 613 kg kokainë që u kap u kap në Maminas, Arbër Çekajn.

Ai tha se familja e Arbër Çekajt është kundërshtare me të në Tropojë dhe xhaxhai tij ka qenë kryetari i Partisë Socialiste në Kukës.

“E vërteta është se ky pronari i përket një familje kundërshtare e Sali Berishës. Ka qenë themeluese  e Partisë Komuniste dhe kanë bërë anti-miting për mua. Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i Socialistëve në Kukës  dhe kryetari i Këshillit në Kukës, kur këtë bashki e drejtonte PS”, ka deklaruar Berisha.

“Fatmir Xhafaj është i ikur”, Berisha nxjerr emrin e Ministrit të ri të Brendshëm

Berisha jep detaje të reja: Këto janë pasuritë përrallore të Agron Xhafajt

Të fundit