Flash News

KRYESORE

Zyrtarët i shpëtuan burgut, Manjani: Cila është pasoja e farsës së arrestimeve për show dhe terror politik

Ish-deputeti Ylli Manjani ka reaguar pas masës së dhënë nga gjykata për kryetarin e bashkisë së Lezhës dhe zyrtarët e këtij institucioni. Gjykata dha masën “arrest shtëpie” për të akuzuarit, ndërsa Manjani e konsideron farsë të arrestimeve për show dhe terror politik.

Regimi i avokatit Ylli Manjani:

Ja dhe pasoja e farsës së arrestimeve për shoë dhe terror politik!

Nga izolimi në polici, përfundojnë në shtëpi!

Kështu ndodh gjithmonë kur drejtësinë e ka në dorë policia dhe pushteti!

Kështu ndodh kur Policia të telendis në publik dhe bën edhe punën e Prokurorit!

Se si mund të hetojë policia Shpërdorimin e Detyrës, një dreq e di!

Por, unë dua të di: 

-Ku është Prokuroria e Republikës?

- Kush po heton? 

- A ka akuzë të ngritur me prova apo thjesht dyshime?

-Pse ky dështim spektakolar, në vetëm 48 orë?!

-Pse nuk ndiqen penalisht ata zyrtarë që paskan hequr lirinë qoftë dhe për 48 orë?

- Përse nuk sekuestrohet toka objekt hetimi?

- Përse nuk sekuestrohen dokumentat zyrtarë?

Boll me show policësh!

Kushtetuta ngarkon me përgjegjësi PROKURORINË!

Të fundit