Flash News

KRYESORE

Zyrtari amerikan Hoyt Yee pranoi 'kërcënimin e zgjedhjeve' në Shqipëri

Zyrtari amerikan Hoyt Yee pranoi 'kërcënimin e zgjedhjeve'

Në deklaratën e Partisë Demokratike ku jepen detajet e negociatës me Kryeministrin Rama, një prej pikave kryesore shtjellon 'informimin' që i është bërë zv/ndihmësit të Sekretarit të Shtetit Amerikan për drogën, korrupsionin dhe krimin.

"Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri", thuhet në deklaratë.

Po aty thuhet se zyrtari amerikan e përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, i solli këto probleme të rënda në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Hoyt Yee, sqaron komunikata e PD, theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.

Të fundit