Flash News

KRYESORE

Zyrtari amerikan i prerë, ja mesazhi që përcjell para takimeve në Tiranë

Zyrtari amerikan i prerë, ja mesazhi që përcjell para takimeve

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, do të vijë sot në Tiranë ku do të takojë aktorët kryesorë politikë për të arritur një marrëveshje mes palëve.

Hoyt Brian Yee gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budva të Malit të Zi, u shpreh se ishte kundër çdo lloj bojkoti të institucioneve nga forcat politike duke qenë i qartë me mesazhet për liderët politikë në Shqipëri për zgjidhjen e ngërçit politik .

Opozita ka bojkotuar Parlamentin prej më shumë se 80 ditësh dhe është vendosur në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë nga ku proteston për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.

 

 

Të fundit