Flash News

KRYESORE

Zyrtari i DASH takim me gazetarët: Nuk besoj se Rama do të qeverisë pa opozitën

Zyrtari i DASH takim me gazetarët:  Nuk besoj se Rama do të

Para takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha zyrtari i lartë amerikan Hoyt Brian Yee ka zhvilluar një takim me gazetarët në kuadër të turit ballkanik.

Përmes takimit zyrtari i DASH ka thënë se është e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen dhe më e mira është që të ketë përfaqësim të gjërë. “Do të ishte ideale nëse PD do të merrte pjesë në zgjedhje, në të kundërt është në dëm të institucioneve shqiptare” ka thënë Yee.

“Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen, zgjedhjet janë më të mira kur ka përfaqësim të gjërë, qytetarët duhet të kenë të drejtën e votës.

Do të ishte ideale nëse PD do të merrte pjesë në zgjedhje por nëse nuk e bëjnë kjo është në dëm të institucioneve shqiptare. Nëse zgjedhjet çertifikohen si të rregullta nga BE dhe OSBE atëherë edhe SHBA do t’i njohë zgjedhjet. Duhet dialog mes palëve, megjithatë ne jemi optimistë. Nuk besoj se Rama do të qeverisë pa opozitën.

Bojkoti është taktikë që nuk bën asnjë fitues veçse dëmoton vendin. Në kushtetutë mund të ndërhyhet vetëm nëse ka një kauzë të madhe, por ndryshimet në kushtetutë nuk i bëjnë mirë vendit ” mësohet të ketë thënë Yee me gazetarët.  I pyetur për qeverinë teknike Yee ka thënë se nuk ka një vizë të kuqe nga SHBA, por duhet dialog.

*Shkrimi është ndërtuar mbi raportimin e gazetares së News 24, Marsela Karapanço.

 

 

Të fundit