Flash News

KRYESORE

Zyrtari i BE porosi urgjente pas takimit me Ramën e Bashën: Keqardhje për mungesën e stabilitetit, të tejkalohet!

Zyrtari i BE porosi urgjente pas takimit me Ramën e Bashën: Keqardhje

Zyrtari i BE Christian Danielsson e ka cilësuar krizën aktuale politike në vend një situatë pasigurie që duhet të tejkalohet në mënyrë urgjente.

Në një konferencë për mediat, Danielsson e cilësoi një fatkeqësi faktin se Shqipëria pak muaj para vendimit për çeljen e negociatave me BE-në ndodhet në një mungesë stabiliteti dhe për këtë bëri përgjegjëse të dyja palët, shumicën dhe opozitën.

“Është fatkeqësi që Shqiëpëria gjendet në pasiguri dhe në mungesë stabiliteti. Pasiguria të tejkalohet në mënyrë urgjente. Të gjitha forcat politike të kryejnë veprime të përgjegjshme për të dhënë rezultate në reforma.  Udhëheqja e përgjegjshmeështë do ketë në dorë fatin e këtij vendi dhe në tryezën e negociatave në BE. Edhe në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë”, u shpreh Christian Danielsson.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, u ndal edhe te vendimi i opozitës për djegien e mandateve.

“Sa i përket opozitës theksova se vendimi për djegien e mandateve në bllok minon seriozisht rrugëtimin e vendit në integrim, parlamenti është shtylla e shtetit.

Nga ana tjetër edhe e drejta për të protestuar është element i rëndësishëm, por të jenë të paqme. Ata që janë përgjegjës të përmbahen e të mos të nxisin dhunë. Nxitja e dhunës është shqetësim i madh për ne.

Parlamenti është i domosdoshëm dhe duhet të luajë rolin e vet plotësisht, kjo është përgjegjësia e shumicës, por edhe opozitës”, u shpreh zyrtari i lartë i BE.

Të fundit