Flash News

KRYESORE

Zyrtari i DASh: Lu largohet në verë, përparësitë e Amerikës në Shqipëri nuk ndryshojnë

Zyrtari i DASh: Lu largohet në verë, përparësitë e

Në një prononcim për të përditshmen MAPO, zëvendës ndihmës Sekretari amerikan në detyrë, Mathew Palmer, thotë se ambasadori aktual amerikan, Donlad Lu, do të largohet nga Shqipëria në verë. I pyetur mbi ndryshimin e mundshem te politikës së ShBA ndaj Shqipërisë, Palmer përgjigjet se përparesitë e politikës së Washington-it do të jenë të njëjta.

Si të tilla ai liston mbështetjen e reformës së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se për emrin e ambasadorit të ri duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë. Më parë Politiko.al ka raportuar se është emëruar ndërkohë ambasadori i ri i Amerikës në Shqipëri, por emrin e tij e dinë shumë pak njerëz.

Të fundit