Flash News

KRYESORE

Zyrtari i lartë amerikan vizitë në Europë, Ballkani jashtë agjende

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se Zv/Sekretari Amerikan për Punët e Jashtme në Europë dhe në Euroazi, Philip T Reeker do të udhëtojë në datat 8-13 korrik në disa qytete të Evropës, përfshirë edhe Sllovakine dhe Hungarine.

Reeker do të vizitojë për qëllime pune kryeqyetetin e Austrisë Vienë, në Strbse Pleso, në Sllovaki, në kryeqytetin e Hungarisë Budapest si dhe në Londër në Mbretësinë e Bashkuar, ku do të ketë takime me politikanë dhe me shoqërinë civile.

Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan, nuk përfshihet Shqipëria, që po kalon një krizë të thellë politike që prej muajit shkurt.

Të fundit