Flash News

KRYESORE

Zyrtari i lartë i CDU-CSU: Mos luani me integritetin e Gjykatës Kushtetuese nëse doni negociata

Zyrtari i lartë i CDU-CSU: Mos luani me integritetin e Gjykatës

Një paralajmërim shumë i fortë për qeverinë ka qenë ai i Hans-Joachim Falenski, Kryekëshilltar për Politikën e Jashtme në CDU-CSU.

Falenski është dekoruar sot nga Presidenti Meta dhe në fjalimin e rastit ka kritikuar situatën aktuale ku gjendjet Shqipëria në drejtim të funksionimit të institucioneve dhe problemet me lirinë e mediave dhe standardet ligjore në Shqipëri.

I prerë ishte Falenski sa i përket Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se çështja nuk është të përmbushen numrat e anëtarëve të saj, por çdo gjë të jetë sipas Kushtetutës.

“Kjo është ideja dhe bindja politike pas 9 kushteve të Bundestag-ut.  Ne shpresojmë që tashmë gjërat të jenë në rrugën e përmirësimit të situatës. Ju e dini që ne po vendosim dy parakushte që duhet të përmbushen para se të zhvillohet Konferenca e parë Ndërqeveritare. E para është: Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre përkatëse duke siguruar një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve të cilët e kanë kaluar vetingun. Çështja nuk është vetëm nëse plotësohet numri i mjaftueshëm.  Shumë më e rëndësishme është nëse kjo është bërë në përputhje të plotë me pa përjashtim çdo parashikimi të kushtetutës suaj dhe të mos jetë i njëanshëm”,- tha ai.

Hans-Joachim Falenski ka kundërshtuar hapur ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve, të miratuar së fundmi nga PS.

Të fundit