Flash News

KRYESORE

Zyrtari i lartë i DASH, Palmer: Qeveria shqiptare t’i tregojë qytetarëve dhe Brukselit se është gati për transformimin

Zyrtari i lartë i DASH, Palmer: Qeveria shqiptare t’i tregojë

Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Europën edhe Euroazinë, ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd ku ka folur për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket Shqipërisë, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit ka kërkuar nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama që të tregojë se është e gatshme për procesin e transformimit në mënyrë që të sigurojë të ardhmen evropiane të vendit.

Palmer ka kërkuar zbatimin e reformave të rëndësishme që Shqipërisë t’i hapen negociatat me Bashkimin Evropian.

“Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë, por duke patur parasysh gatishmërinë e Brukselit për të hapur negociatat, zbatimi i reformave mbetet thelbësor.   Qeveria shqiptare duhet t’i tregojë qytetarëve të saj dhe Brukselit se është gati për procesin e transformimit për të siguruar të ardhmen evropiane”, është shprehur zyrtari i DASH.

Matthew Palmer komentoi edhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se Uashingtoni nuk mbështet asnjë formulë specifike, por kërkoi nga palët që të arrijnë një marrëveshje të përbashkët. Ndonëse pranoi se Prishtina dhe Beogradi nuk mund të arrijnë të vetme në një marrëveshje përfundimtare, Palmer tha se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të imponojë një zgjidhje nga jashtë.

Të fundit