Flash News

KRYESORE

Zyrtari i lartë i KE: Është koha që Shqipëria të marrë vendime strategjike

Zyrtari i lartë i KE: Është koha që Shqipëria të

Drejtori për Negociatat dhe Anëtarësim në Komisionin Europian, Christian Danielsson ka evidentuar zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër krimit e korrupsionit, si hapa kyç në procesin e integrimit.

“Është koha që Shqipëria të marrë vendime strategjike, që do të kenë impakt në gatishmërinë e saj për negociatat me BE. E di që janë marrë disa vendime, por të tjera duhet të pasojnë. Presim që proceset reformuese, që janë të nevojshme të ecin përpara.

Rëndësi ka zbatimi i refromës në gjyqësor dhe procesi i vettingut. Po aq rëndësi ka edhe ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Po ashtu duhen rezultate edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shprehet Danielsson.

Të fundit