Flash News

KRYESORE

Zyrtari i lartë i OSBE takon sot Ramën dhe Metën: Shansi për të konsoliduar profilin politik për integrimin në BE

Në kulmin e krizës politike, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Tomas Greminger do të takohet sot me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e vendit, Ilir Meta.

Pas takimit dhe një konference për mediat me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, Greminger do të zhvillojë dy takime të tjera të rëndësishme, ndërsa apeloi qeverinë për më shumë mbështetje në përgatitjet e Shqipërisë për drejtimin e OSBE gjatë vitit 2020, si dhe inkurajoi dialog mes palëve për daljen nga kriza.

“Shqipëria po përgatitet për kryesimin e OSBE. Pas këtij takimi, më vonë do të takohem me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta.

Kryesia e OSBE nuk është përpjekje e vogël, nuk është sipërmarrje nga diplomatët, por duhet të mbështetet edhe nga qeveria. Dua të mbështetet nga i gjithë shteti. Kërkon investim kohe, përpjekje. Është ushtrim frymëzues në aspektin politik dhe do çojë në përmirësimin e profilit politik në arenën ndërkombëtare.

Është shans për OSBE për të mësuar më tepër për kombin tuaj, për të mësuar nga perspektiva rajonale e vendit tuaj. Është mundësi të mirë që të marrë rol lidershipi politik dhe të konsolidojë përpjekjet në rrugën e BE.

Shqipëria duhet të tregojë rolin e saj, të dëshmojë që për të zgjidhur konfliktet, mënyra më e mirë është dialogu. Shqipëria nuk duhet të shkojë vetëm në këtë rol vitin që vjen, por do të ketë edhe mbështetjen e sekretariatit të OSBE.  Kryesia e 2020 të jetë një sukses për të gjithë ne”, tha Greminger.

Të fundit