Flash News

KRYESORE

Zyrtari i OSBE-së vjen në Tiranë, kë do të takojë

Zyrtari i OSBE-së vjen në Tiranë, kë do të takojë

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger ditën e sotme nis vizitën zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë.

OSBE bën me dije se Greminger do të takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë vizitës së tij, Sekretari i Përgjithshëm do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin ri “Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar”. Projekti ka për synim t’i ndërgjegjësojë dhe fuqizojë qytetarët me qëllim që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në vend.

Të fundit