Flash News

KRYESORE

Zyrtari i PD: Jam i gatshëm të sakrifikoj nga jeta ime për të konfirmuar lidhjet qeveri-krim

Zyrtari i PD: Jam i gatshëm të sakrifikoj nga jeta ime për

Këshilltari i PD-së për çështjet ligjore, Gazmend Bardhi është pyetur në emisionin ‘Kjo Javë’, në News 24, për çështjen e Agron Xhafajt dhe padinë e këtij të fundit për tre zyrtarët demokratë.

Bardhi është një prej zyrtarëve të paditur nga Xhafaj, por gjatë intervistës ai theksoi se nuk ndihet i frikësuar pasi është i gatshëm të sakrifikojë edhe nga jeta e tij për të provuar lidhjet e kësaj qeverie me krimin e organizuar.

“Jam i gatshëm të sakrifikoj edhe nga jeta ime për të konfirmuar ato raste kur qeverisja është e lidhur me krimin e organizuar. Kam vendosur t’i shërbej atij qëllimi për të cilin i jam bashkuar PD, për t’i shërbyer njerëzve të zakonshëm, siç jam edhe vetë”, tha Bardhi.

Sa i përket audio-regjistrimit të Agron Xahfajt me Albert Veliun, Gazmend Bardhi theksoi se është i bindur në vërtetësinë e atij materiali, ndaj dhe mori përsipër së bashku me dy kolegë ta publikonte në media.

Të fundit