Flash News

KRYESORE

Zyrtari i PD publikon të dhënat e një studimi: 93.3% e shqiptarëve nuk morën asgjë ndihmë nga qeveria gjatë pandemisë

Zyrtari i PD publikon të dhënat e një studimi: 93.3% e

Zyrtari i PD, Dorian Teliti ka publikuar në Facebook të dhënat e një studimi kryer nga studentë të fakultetit të Ekonomisë, mbi situatën ekonomike të qytetarëve shqiptarë dhe ndihmave që ata kanë marrë gjatë pandemisë.

Këto të dhëna i paraqet në Facebook, që rezulton se 93.3% e shqiptarëve nuk morën asgjë ndihmë nga qeveria gjatë pandemisë.

Teliti thekson se e gjitha që bën qeveria është propagandë, ndërsa thekson se me qeverinë Rama vendi vijon të mbetet i fundit në rajon.

Reagimi i plotë

Te gjitha raportet apo studimet ne vend apo edhe jashte Shqiperise e nxjerrin zbuluar qeverine ne raport me mbeshtetjen ndaj shqiptareve per COVID 19. I tille eshte edhe studimi i detajuar i disa studenteve dhe te diplomuarve te Fakultetit te Ekonomise, studente energjike, inteligjente, te pergatitur dhe mjaft elokuente, anetare te UKS, me te cilet pata kenaqesine te komunikoja.

Rezultatet e studimit ishim shume interesante dhe nxirrnin ne pah realitetin e hidhur qe te gjithe ne e shohim dhe e ndjejme perdite, ku nder me kryesoret mund te vecojme:

91.5% e te anketuarve shprehen se Covid-19 ka ndikuar negativisht ne gjendjen financiare te bizneseve dhe familjeve shqiptare.

93.3% e te anketuarve nuk kane marre asnje ndihme nga qeveria, ndonese ndihma sado e vogel  ishte jetike per pjesen derrmuese te tyre.

Pesimizmi i te anketuarve nuk eshte vetem per ditet qe po jetojme, por shtrihej edhe me tej, pasi 80% e tyre mendojne se ekonomia shqiptare do te jete akoma edhe me keq pas 12 muajsh.

Qartesisht situata eshte alarmante, cdo dite qe kalon thjesht e thellon akoma me shume krizen e shtrire kudo anembane vendit.

Duhet vizion, strategji, duhen paketa mbeshtetese ne ndihme te ekonomise, konsumit dhe biznesit, perndryshe permasat e recesionit do te jene katastrofike.

Mjaft me propagande, llafet nuk pijne as uje e nuk mbushin as barkun me buke, nuk gjenerojne as vende pune e nuk e rrisin prodhimin. Nevojiten nderhyrje inteligjente dhe te qenesishme per ti bere balle sfides se madhe qe po perjetojme.

Mjaft te qenurit te fundit te rajon per paketat mbeshtetese e te paret per taksa e burokraci, kjo filozofi qeverisese duhet te marre fund sa me shpejt.

Të fundit