Flash News

KRYESORE

Zyrtari i policisë: Shumë shpejt do të zbardhet dinamika dhe motivi i krimit në ish-Bllok

Zyrtari i policisë: Shumë shpejt do të zbardhet dinamika dhe

Drejtor i Akademisë së Policisë, Bilbil Mema deklaron se shumë shpejt policia do të bëjë publike të gjithë dinamikën e krimit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lokalin ‘Monopol’ në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabion Gaxha 26 vjeç, si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljon Hato.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në tv Klan, Mema theksoi se bashkë me dinamikën do të zbardhet edhe motivi i këtij konflikti, që çoi në përplasje me armë zjarri në mes të Tiranës.

“Ngjarja është thuajse e zbardhur nga pikëpamja policore dhe teknike. Kemi të bëjmë me një vrasje që ka shumë dëshmitarë e që janë gjallë, që kanë dëshmuar ose do dëshmojnë, kemi prova materiale të shumta, kemi kamera për të kuptuar si ka qenë dinamika. Në bazë të ngjarjes, shumë shpejt do keni dinamikën e plotë dhe arsyen si ka ndodhur ngjarja. Kjo është ngjarje krejtësisht e zbuluar sipas eksperiencës time”, deklaroi Mema.

Të fundit