Flash News

KRYESORE

Zyrtari i lartë amerikan komenton marrëveshjen Rama-Basha: Vendimi i opozitës i guximshëm

Zyrtari i lartë amerikan komenton marrëveshjen Rama-Basha: Vendimi i

Vetëm pak javë më parë zyrtari i DASH,  Hoyt Brian Yee  ishte në Shqipëri për të negociuar me krerun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama për arritjen e një marrëveshje mes tyre.

Por, sot Yee ka komentuar marrëveshjen Rama Basha duke cilësuar vendimin e opozitës për të hyrë në zgjedhje si të guximshëm.

 “Suksesi i takon liderëve të vendeve që ishin të afta të ndërmarrin vendime të vështira, qoftë Maqedonia, ku presidenti Ivanov vendosi t’ia japë mandatin koalicionit në Parlament që ka mazhorancën, në mënëyrë që ti hapët rrugë formimit të qeverisë, por edhe opozita në Shqipëri që ndërmorri një vendim të guximshëm për të ndryshuar qëndrimin e saj duke vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet që u shtynë. Por, këtu përmedim edhe Ramën, të cilit iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej. Kjo është shumë fitimprurëse për vetë Shqipërinë dhe situatën shqiptare”,­ tha Yee.

  

Të fundit