Flash News

KRYESORE

Zyrtari i lartë në Tiranë i përfshirë në trafikun e drogës, përgjimet e trafikantëve: I dhamë 50 mijë euro...

Në vijim të zbardhjes së përgjimeve të grupit të narkotrafikut të Vlorës që i dërgonin ngarkesat drejt Italisë me helikopterë apo avion, Panorama ka zbuluar se në përgjimet e tyre, tregohen qartë lidhjet e trafikantëve me zyrtarët e lartë të shtetit.

Npërmjet mesazheve të tyre kuptohet komoditeti në të cilin punonin për të kultivuar plantacione të tëra me kanabis, për shkak të sigurisë së garantuar që trafikantët kishin marrë nga njerëz të veshur në Tiranë.

Ky rrjet trafikatësh u zbulua nga hetimet e policisë italiane për dy familje shqiptare, Lamaj dhe Hametaj, që trafikonin drogë me avionë nga Vlora në Brindisi. Familja Lamaj përdorte një avion “Aeropakt A22S”, në të cilin autoritetet italiane arritën të vendosin një përgjues. Mjete përgjimi u vendosën edhe në tre makina tip “Audi” që përdoreshin nga trafikantët.

Operacioni i koduar me emrin “Fluturimi i Lirë” nisi më 24 gusht me arrestimin nga autoritetet italiane të Vilson Lamajt dhe të italianit Italo Loreto. Ata po zbrisnin në një pistë të braktisur në komunën e Ostunit avionin me 128 kilogram kanabis që e kishin marrë në zonën e Lumit të Vlorës.

Përgjigmet janë kryer me anë të një aparati të vendosur në makinën e Sokol Burhamajt, organizatorit të trafikut, por edhe me metoda të tjera.

Të fundit