Flash News

E-TJERA

Zyrtari i partisë së Merkel letër Bashës: Ke të drejtë për blerjen e votave, por të lutem futu në zgjedhje

Zyrtari i partisë së Merkel letër Bashës: Ke të

Në adresë të kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur më 23 mars një letër nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë.

Letra është bërë publike nga Top Channel, që raporton se funksionari i lartë partisë së Angela Merkel kërkon nga PD të mos bojkotojë Kuvendin, pasi në këtë mënyrë po vonohet zbatimi i reformës në drejtësi.

“Pasi grupi im parlamentar u angazhua fuqishëm për reformën në drejtësi në vendin tuaj dhe më pas kjo u votua me votat e grupit tuaj parlamentar më 21 korrik, ne tani jemi shumë të pakënaqur që kjo reformë e rëndësishme, e dëshiruar nga 90 për qind e shqiptarëve, nuk po vihet në zbatim, sepse Partia Demokratike po bojkoton Parlamentin”, thuhet në letrën e Franz Josef Jung.

CDU dhe CSU, thotë zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Bundestagut, është shumë e shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë falsifikim të madh si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera, por bojkotin ai e cilëson si rrugë të gabuar, përfshirë këtu edhe kërkesën për qeveri teknike.

Franz Josef Jung paralajmëron për pasojat e rënda për vendin dhe për vetë Partinë Demokratike.

Zyrtari i lartë gjerman është ultimativ kur thotë se, ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta. Në emër të grupit parlamentar më të rëndësishëm në Gjermani dhe në mesin e partive popullore europiane, Jung i drejton kryetarit të Partisë Demokratike lutjen e tyre urgjente.

Të djathtët gjermanë thonë se janë të gatshëm ta ndihmojnë me të gjitha forcat të djathtën shqiptare, për të ndërtuar ura dhe për të bërë gjithçka për të siguruar zgjedhje të drejta.

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU-CSU shkruan më tej se për të siguruar këtë duhet synuar progresi në procesin e dekriminalizimit dhe në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe sigurisht, shkruan ai, ka edhe shumë mënyra të tjera.

Megjithatë, partitë opozitare njoftuan mesditën e sotme se janë të pa lëkundura në vendimin për të mos u regjistruar në zgjedhje deri kur të krijohet qeveria teknike, e cila do garantojë zgjedhjet e lira.

 

Të fundit