Flash News

KRYESORE

Zyrtarisht e pa prekur nga koronavirusi, OBSH akordon 900 mijë dollarë për Korenë e Veriut

Zyrtarisht e pa prekur nga koronavirusi, OBSH akordon 900 mijë dollarë

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të shpenzojë 900,000 dollarë për të ndihmuar Korenë e Veriut në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Lajmi njoftohet nga agjencia jug-koreane e lajmeve Yonhap, e cila tha se ka analizuar të dhënat e postuara në ueb-faqen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Deri tani, Koreja e Veriut është një nga pak shtetet në botë, të cilat kanë mbetur pa u prekur nga koronavirusi, nga të dhënat zyrtare.

Si masë parandaluese për frenimin e virusit, Koreja Veriore ka mbyllur kufijtë dhe ka bërë të detyrueshëm karantinimin e njerëzve.

Aktualisht, numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus e kanë Shtetet e Bashkuara, me gati 190,000 raste.

Të fundit